Ndërlidhjet

NJU JORK


Kombet e Bashkuara i kërkuan Izraelit ta tërheqë vendimin për mbylljen e të gjitha vendkalimeve kufitare në Rripin e Gazës, duke paralajmëruar se dhuna në rajon dhe ndërprerja e furnizimeve për 1.4 milionë palestinezët do të shkaktojë krizë humanitare. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon poashtu kërkoi ndaljen e menjëhershme të dhunës në Gazë dhe në Izraelin jugor.
Izraeli vendosi t'i mbyllë vendkalimet kufitare më Rripin e Gazës për t'i ndërprerë rrugët e furnizimit në përpjekje për të bërë presion ndaj Hamasit, që të mos sulmojë me predha në jug të Izraelit.
XS
SM
MD
LG