Ndërlidhjet

QERBELA


Forcat irakiane ndërmorën masa të rrepta sigurie në qytetin Qerbela, ku sot mbahet ceremonia kryesore e festës shiite të Ashures. Policia tha se luftime sporadike sërish kanë shpërthyer ndërmjet forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të armatosur të kultit shiit "Ushtarët e Qiellit" në Basra dhe Nassiriyah.
Kulti në fjalë dje i sulmoi policinë dhe besimtarët duke vrarë 70 njerëz. Policia tha se ka vrarë dhe ka arrestuar shumë nga sulmuesit.
Sot, dy shiitë e humbën jetën në qytetin verior Kirkuk, dy veta u vranë në një shpërthim në Bagdad, ndërsa gjashtë oficerë policie e humbën jetën në dy sulme vetëvrasëse në qytetin Ramadi.
XS
SM
MD
LG