Ndërlidhjet

MOORE:"SERBIA DUHET TË BËJË DENACIFIKIMIN"


Patrick MOORE, analist i radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Shumë çka sinjalizon se presidenti Tadiç do të fitoj në zgjedhjet presidenciale në Serbi, por disa sugjerojn se Koshtunica mund të përpiqet të mbështetë kadidatin e radikalëve Tomislav Nikoliqi në raundin e dytë. Cili është komenti i juaj?

PATRICK MOORE
Koshtunica është një nacionalist me qëndrime më të afërta me ato të Nikoliqit se Tadiqit. Koshtunica tashmë ka vënë në dilemë koalicionin e tij me Tadiqin. Me Koshtunicën gjthçka është e mundur. Nacionalizmi i tij është i afërt me ate të viteve të 90-ta ose fillimit të shekullit të kaluar, por jo të këtij shekulli. Megjithate është një politikan intelegjent dhe i ashpër që di se si të arrijë në cakun e dëshiruar. Me te çdo gjë është e mundur deri më 3 shkurt.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e shpjegoni faktin që kandidati radikal Tomislav Nikoliq ende është shumë i popullariziar në Serbi. Çfarë sugjeron një gjë e tillë?

PATRICK MOORE
Serbia në vitet e 90-ta filloi dhe humbi katër luftra, por kurrë nuk e bëri denacifikimin për të mësuar leksionet nga gabimet e bëra. Gjermanisë pas disfatës së Hitlerit në vitin 1945 i'u deshën 25 vite për të bërë një gjë të tillë. Serbia këtë proces madje as që e ka filluar dhe rrjedhimisht nuk duhet pritur mrekullinë. Shumë në Serbi ende janë të verbuar nga të menduarit nacionalist. Për ata gjithë të tjerët janë fajtor, por jo edhe ata. Nikoliqi është personifikim i tyre. Ai gjithashtu e di fare mirë si të përdorë fjalorin demagogjik për të përfituar një të pestën deri një të tretën e popullatës së Serbisë që jeton në varfëri. Shumica megjithate e dijnë se nuk mund të jetojnë nga nacionalizmi dhe do të jenë të ndjeshëm edhe për çështjet ekonomike dhe sociale. Qeveria e pas Millosheviqit kishte arritur disa rezulltate ekonomike, por Serbia ka për të bërë rrugë të gjatë për të tejkaluar trashëgëminë ekonomike dhe sociale të komunizmit dhe Millosheviqit.

RADIO EVROPA E LIRË
A ka ndonjë lidhje ndërmjet rezultatit të zgjedhjeve në Serbi dhe statusit të Kosovës...?

PATRICK MOORE
Është evidente se votimet në Serbi nuk do të influencojnë vendimin e vendeve kryesore të Perendimit për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ky vendim është miratuar dhe këtë e dijnë të gjithë. Lidhja ka të bëjë vetëm me faktin që ishte kërkuar që pavarësia e Kosovës të deklarohet dhe njihet pas votimeve në Serbi për të mos u dhënë radikalëve asnjë avantazh. Kemi të bëjmë me aspektin kohor, por jo edhe përmbajtësor.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG