Ndërlidhjet

TBILISI


Mihail Sakashvili është inauguruar për mandatin e dytë presidencial në Gjeorgji. Sakashvilli 40 vjeçar ka marrë postin në praninë e diplomatëve të huaj dhe mijëra mbështetësve.
"Si president i Gjeorgjisë para Zotit dhe popullit, betohem që do t'i mbrojë kushtetutën, pavarësinë dhe unitetin. Unë do të përmbushë detyrën e presidentit ndershmërisht, dhe do të kujdesem për sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve tanë", tha Sakashvili.
Ndërkaq opozita nuk ka pranuar fitoren e Sakashvillit dhe ka paralajmëruar se pasdite do të mbajë protesta.
XS
SM
MD
LG