Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti i ri Serbisë do të përcaktohet në raundin e dytë të zgjedhjeve në 3 shkurt. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se ultranacionalisti Tomisllav Nikoliq ka fituar 39.57 % të votave, ndërsa presidenti aktual Boris Tadiq 35.45 %.
"Serbia ka treguar se plotësisht e kupton dëshirën time për ndryshime. Krijuam bazë për fitore në rrethin e dytë. Na pret edhe shumë punë, por kurrë nuk kemi qenë më afër ndryshimeve", tha Nikoliq.
Optimizëm për rrethin e dytë shprehu edhe Tadiq.
"Me optimizëm të madh shoh në rrethin e dytë, dhe jam absolutisht i bindur në fitoren tonë në fund të këtyre zgjedhjeve presidenciale", tha Tadiq.
Dalja në votime ishte mbi 60 %.
XS
SM
MD
LG