Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Zona të mëdha në Rripin e Gazës kanë mbetur pa energji pas mbylljes së centralit kryesor. Elektrana ndërpreu punën pasi Izraeli i bllokoi dërgesat me karburant në vendkalimin kufitar në Gaza, si përgjigje ndaj raketave që u shkrepën në Izrael nga territori i kontrolluar nga Hamasi. Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas, selia e të cilit ndodhet në Bregun Perëndimor, i bëri thirrje Izraelit që menjëherë të heqë bllokadën dhe të lejojë funksionimin e duhur të spitaleve në Gaza.
XS
SM
MD
LG