Arton Konushevci
Udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se LDK-ja vazhdon të mbetet një parti serioze dhe me një rol të veçantë në institucionet e Kosovës. Megjithatë, dy vjet pas vdekjes së liderit shumëvjecar të saj, Ibrahim Rugova, anëtarë të kryesisë së LDK-së mendojnë se ky subjekt politik ka humbur forëcn e tij të dikurshme, si dhe ndodhet në një udhëkryq të shpërbërjes ose ngritjes së tij. Sidoqoftë, Sejdiu thotë se LDK-ja vazhdon të luajë një rol t rëndësishëm në jetën politike në Kosovë. “Unë mendoj se kryesia mund të japë gjithmonë vrojtime të qarta. Ne jemi në një lëvizje të rëndësishme poltike; një parti serioze që ka një rol të veçantë në institucionet e Kosovës, në jetën politike të saj të përditshme”, u shpreh Sejdiu. Por, Astrit Haraqia, anëtar i Kryesisë, konsideron se Lidhja Demokratike e Kosovës ndodhet në një udhëkryq të madh. “LDK-ja sot ndodhet në një udhëkryq të shpërbërjes ose të ngritjes. Unë besoj që do të bëhen reforma të thella dhe të jetë parti e parë. Duhet të bëhet një analizë, analizë në detaje dhe të merren institute të ndryshme që mund ta bëjnë një analizë dhe të mos thonë që ne mund të jemi subjektivë, se Astriti ka kaluar më mirë ose më keq, por ta marrin një institut të huaj dhe ta bëjnë një analizë të thuktë në të gjitha nivelet, për arsye se kemi kohë. Une besoj se edhe një vjet nuk do këtë zgjedhje, kemi kohë ta bëjmë një analizë. Unë, pas statusit të Kosovës, do të filloj reforma brenda LDK-së". tha Haraqia. Nga ana tjetër, edhe nënkryetari i kësaj partie, Eqrem Kryeziu, pranon se vdekja e presidentit Rugova ka qenë goditje e rëndë për LDK-në, e cila në zgjdhjet e 17 nëntorit humbi pothuajse gjysmën e elektoratit. Sidoqoftë, Kryeziu thotë se LDK-ja do të arrijë të rikonsolidohet. “Ne shpresojmë se do t'ia arrijmë ta ripërtrijmë atë frymën rugoviste dhe ne synojmë që rugovizmin ta bëjmë në një doktrinë vepruese të figurës dominante në kulturën politike shqiptare, jo vetëm të Kosovës. Natyrisht që i ka pasojat e veta, sepse ishin rrethanat e tilla, por edhe personaliteti i Rugovës që bëri që ai të jëtë një lider, i cili pak a shumë në këto rrethana është i pazëvendësueshëm dhe nuk mund të krijohen njerëz të tillë", tha Kryeziu. Zoti Haraqia vlerëson se humbja më e madhe në LDK është mungesa e imazhit që partia kishte sa ishte gjallë Ibrahim Rugova. “Humbjen më të madhe e konsideroj humbjen e fotografisë së LDK-së, atë që e ka ndërtuar kryetari Rugova, që sot nuk është”, theksoi Haraqia. Ndërsa nënkryetari Eqrem Kryeziu thotë se zbrazësirat në LDK, tash e tutje, do të plotësohen me punë ekipore. ”Ne synojmë ta kompenzojmë zbrazësirën në LDK, me punë ekipore; jo me individë të atillë që dominojnë, se është e pamundur”, tha Kryeziu. Edhe analistët poltikë thonë se LDK-ja, dy vjet pas vdekjes së kryetarit të saj Rugova, gjendet në një udhëkryq të madh. Ilir Dugolli thotë se LDK-ja tash për tash nuk e ka të qartë se kah dëshiron të shkojë. “LDK-ja, dy vjet pas vdekjes së kryetarit, gjendet në një udhëkryq të madh, gjendet si forca e dytë politike në vend. Kjo ndoshta nuk do të ishte ndonjë tragjedi e madhe, qoftë edhe nëse krahasohet me pozitën e saj paraprake, sepse nuk e di ku dëshiron të shkojë dhe se nuk e ka të qartë përcakimin e vet ideor dhe drejtimin që dëshiron ta marrë", tha Dugolli. Në Kuvendin zgjedhor të LDK-së, të parin pas vdekjes së Rugovës, janë shënuar çarjet e para të këtij subjekti, kur krahu i Nexhat Dacit u shkëput nga LDK-ja, duke formuar një subjekt të vetin politik - Lidhjen Demokratike të Dardanisë.