Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Serbia dëshiron rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit për përcaktimin e statusit të çfarëdo misioni evropian në Kosovë, tha ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq pas takimit me homologen e tij greke Dora Bakojanis.
"Nuk shoh se si mund të mbajmë paqen dhe stabilitetin nëse nuk i japim mundësi reale dialogut. Serbia është e gatshme për vazhdimin e bisedimeve dhe angazhimin diplomatik për Kosovën. Në shpresojmë që në fund të ditës të kemi opinion pozitiv nga komuniteti ndërkombëtar që bisedimet duhet të vazhdojnë deri në gjetjen e zgjidhjes e cila garanton paqe dhe stabilitet", tha Jeremiq.
Ndërkaq Dora Bakojanis tha se përpjekjet diplomatike ende nuk janë shterrur.
"Në vazhdojmë të kemi rezerva të forta në perspektivën e veprimeve të njëanshme të cilat mund të çojnë drejt shpërthimit të krizës. Në besojmë se përpjekjet diplomatike nuk janë shterrur ende", tha Bakojanis.
XS
SM
MD
LG