Ndërlidhjet

LONDËR


Çmimet globale të aksioneve kanë vazhduar të pësojnë rënie edhe sot për shkak të shqetësimeve se recesioni i mundshëm në Shtetet e Bashkuara mund të shkaktojë ngecje ekonomike në mbarë botën. Bursat kryesore evropiane i zgjeruan humbjet e tyre në sesionet e hapjes. Në bursën londineze FUTSI u shënua rënie për 3 përqind. Për humbje u raportua edhe në bursat e Azisë. Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Straush-Kan tha se situata në ekonominë globale është "serioze".
XS
SM
MD
LG