Ndërlidhjet

HAGË


Prokuroria e Gjykatës së Hagës për ish Jugosllavinë tha s eka provuar plotësisht akuzat ndaj ish kryeministrit të Kosovës, ramush haradinaj dhe dy bashkëpunëtorëve te tij, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Prokurori David Re tha se "vrasjet nuk mund të ndodhnin pa dijeninë apo bashkëpunimin e Haradinajt". Komentet e prokurorit ishin pjesë e fjalës përmbyllëse të akuzës.
Mbrojtja në fjalën e saj përmbyllëse theksoi se nuk janë sjellë prova që të dëshmojnë përfshirjen e Ramush Haradinajt në krime. "Nuk ka prova të besueshme se zoti Haradinaj autorizoi apo lejoi në ndonjë mënyrë që këto krime të ndodhin", tha avokati mbrojtës Ben Emmerson.
Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj përballen me 37 akuza, ndërkohë që fjala përmbyllëse e mbrojtjes vazhdon dhe nesër.
Pas kësaj pritet vendimi i Gjykatës së Hagës, derisa akuza ka kërkuar 25 vjet burg për cdonjërin nga të akuzuarit.
XS
SM
MD
LG