Ndërlidhjet

STRASBURG


Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me 96 vota për, 48 kundër dhe 24 abstenime rezolutën për procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Në këtë rezolutë, nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara kërkohet që të kapërcehen dallimet dhe që të imponohet zgjidhja për statusin e Kosovës, pasi mundësitë për kompromis janë shterrur, ndërsa statusi i pazgjidhur ndikon në jostabilitetin e gjithë rajonit.
"Duhet të parashihet kërkimi i rrugëve alternative për të vazhduar bisedimet mbi bazën e rezolutës 1244", thuhet në rezolutë.
Propozuesi i rezolutës, Lordi Rusell Johnston në fjalën e tij ka shprehur mbështetjen për planin Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG