Ndërlidhjet

UASHINGTON


Autoriteti qëndror bankar në Shtetet e Bashkuara ka zvogëluar me tre të katërtat shkallën e interesit të depozitave bankare.
Ky hap u ndërmorr pas tronditjeve që pësoi tregu ndërkombëtar financiar ditëve të fundit, vecanërisht të hënën dhe drojës së investitorëve se ekonomia më e madhe në botë, ajo amerikane po shkon drejt recesionit.
"Unë mendoj se është shumë konstruktive dhe i tregon njerëzve në vend dhe gjithë botës se banka qëndrore është e shkathët dhe e aftë për të vepruar shpejtë dhe t'i përgjigjet kushteve të tregut. Mendoj se është një masë që rrit besimin", tha Henry Paulson, Sekretari i Thesarit në administratën amerikane duke komentuar vendimin e fudnit të Bankës Qëndrore.
Pavarësisht këtyre masave në orët e para pas hapjes bursa amerikane shënoi rënie.
XS
SM
MD
LG