Ndërlidhjet

TOKIO


Presidenti i Kosovës tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës do të ndodhë shumë shpejt.
"Më duhet të theksoj shumë shpejt", ka thënë Fatmir Sejdiu për mediat japoneze.
Duke komentuar kundërshtimin e disa vendeve evropiane ndaj pavarësisë Sejdiu ka theksuar se "dëshira jonë më e madhe do të ishte të kishim një qasje të bashkuar nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian".
"Por pavarësisht kësaj, nëse ndodh që një apo dy vende kanë rezervat e tyre ato duhet t'i mbajnë për vete, pasi ne do të lëvizim përpara me mbështetjen e pjesës tjetër të vendeve", tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu për mediat japoneze.
Duke folur për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet e tjera Sejdiu ka theksuar se "njohja e pavarësisë nga Japonia do të ishte më përfitim të madh".
XS
SM
MD
LG