Ndërlidhjet

HAGË


Ka përfunduar dje në Gjykatën e Hagës paraqitja e fjalës përmbyllëse nga mbrojtja për rastin Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj.
Mbrojtja e ish kryeministrit Haradinaj ka kërkuar që Ramush Haradinaj të lirohet nga të gjitha akuzat, pasi prokuoria nuk ka mundur të vërtetojë asnjë prej tyre.
Të njëjtën gjë ka kërkuar dhe mbrojtja e dy të akuzuarve të tjerë, Balaj dhe Brahimaj. Mbrojtja e Haradinajt, Balajt, dhe Brahimajt vendosi të mos paraqesë dëshmitarë të saj duke theksuar se prokuroria paraqiti një rast të dobët. Kjo është hera e parë në Gjykatën e Hagës që mbrojtja nuk paraqet dëshmitarë mbrojtës.
Gjatë ditës prokuroria përgjigjet në fjalën përmbyllëse të mbrojtjes. Pas kësaj pritet vendimi i Gjykatës.
XS
SM
MD
LG