Ndërlidhjet

LONDËR


Tregjet financiare evropiane e filluan ditën e sotme me rritje të vlerës së aksioneve. Në orët e para të ditës bursat franceze dhe britanike u rritën përkatësisht me 2% dhe 1%, kurse ajo gjermane me 0.6%.
Kjo rritje erdhi pas dy ditë rëniesh të ndjeshme.
E njëjta tendencë rritje u vu re sot edhe në tregjet financiare aziatike, nga Tokio, në Singapor apo dhe në Indi.
Reagimi pozitiv i tregjeve financiare erdhi pas vendimit të Bankës Qëndrore amerikane për uljen e interesave.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mirëpritur vendimin amerikan duke e cilësuar "të përshtatshëm dhe ndihmës". FMN-ja shtoi se megjithatë këtë vit rënia ekonomike në ekonominë globale duket e pamënjanueshme.
XS
SM
MD
LG