Ndërlidhjet

LONDËR


Aksionet evropiane edhe mëtutje janë nën presion pasi Banka Qendrore Evropiane, deklaroi se nuk ka plane për uljen e shkallës së interesit në zonën e euros. Më herët, në pjesën më të madhe të bursave në Azi, u shënua një ndalje e rënieve pasi Banka Qendrore Amerikane e uli shkallën e kamateve. Duket se ky veprim i ndihmoi qetësimit të investitorëve. Por, Banka Qendrore Evropiane fuqishëm ka sugjeruar se nuk do ta ndjekë shembullin e uljes së shkallës së kamateve. Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, presidenti i BQE-së, Zhan Klod Trishe tha se është përgjegjësi e kësaj banke që ta luftoj inflacionin, veçanërisht në kohët e "korrigjimeve të rëndësishme të tregjeve dhe të turbulencave". Bursat në mbarë botën kanë shënuar rënie në fillim të kësaj jave për shkak të shqetësimeve se Shtetet eBashkuara, që është ekonomia më e madhe botërore, mund të zhytet në recesion dhe ta tërheqë me vete ekonominë globale.
XS
SM
MD
LG