Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Bruksel ku po takohet me zyrtarë të lartë të BE-së dhe të NATO-s. Zoti Thaçi do të diskutoj bashkërendimin e hapave të Kosovës me BE-në për shpalljen e pavarësisë dhe vendosjen e misionit të BE-së në Kosovë. Burimet evropiane thonë se nuk pritet të bëhet publike ndonjë datë për shpalljen e pavarësisë edhe pas kësaj vizite dy ditore të kryeministrit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG