Ndërlidhjet

logo-print

TOKIO


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës do të ndodhë shumë shpejt. "Më duhet të theksoj shumë shpejt", ka thënë zoti Sejdiu për mediat japoneze. Duke e komentuar kundërshtimin e disa vendeve evropiane ndaj pavarësisë, zoti Sejdiu ka theksuar se "dëshira jonë më e madhe do të ishte të kishim një qasje të bashkuar nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian" dhe shtoi se "Pavarësisht mga kjo, nëse ndodhë që një apo dy vende t'i kenë rezervat e tyre ato duhet t'i mbajnë për vete, pasi ne do të lëvizim përpara me mbështetjen e pjesës tjetër të vendeve", tha presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Duke folur për njohjen e pavarësisë së Kosovës, zoti Sejdiu ka theksuar se "njohja e pavarësisë nga Japonia do të ishte me përfitim të madh".
XS
SM
MD
LG