Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Instituti për Raportime nga Lufta dhe Paqja njoftoi se studenti i gazetarisë në Afganistan, Sayed Parwez Kaambakhsh, që është dënuar me vdekje i dyshuar për shpërndarjen e një artikulli që e fyen islamin, në të vërtetë ishte dënuar për shkak të raportimit kritik nga ana e vëllait të tij. Studenti Kaambakhsh është dënuar dje nga një gjykatë në provincën veriore, Balkh. Instituti ka bërë të ditur se ai ishte dënuar për artikujt që për këtë institut i ka shkruar i vëllai i tij, në të cilët paraqiten abuzimet nga liderët luftarakë në veri të Afganistanit. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve e ka dënuar vendimin e gjyqit, ndërsa organizata Reporterët pa kufijë ka kërkuar nga presidenti aftgan, Hamid Karzai, që të intervenoj.
XS
SM
MD
LG