Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri Hashim Thaçi tha sot se populli i Kosovës shumë shpejtë do ta kuptoj datën e shpalljes së pavarësisë dhe se pret njohje të gjërë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane. Ai pas takimit me Dimitrij Rupel, ministër i jashtëm i Sllovenisë, që e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, tha se "Kosova është gati për status, është gati për të filluar implementimin e dokumentit të presidentit Ahtisaari për pavarësi me mbështetje civile ndërkombëtare dhe me prezencë të NATO-s". Zoti Thaçi mëtutje deklaroi se "do t'i vazhdojmë përpjekjet për konsultime të theksuara me SHBA-të dhe BE-në dhe Kosova dëshiron, dhe kjo do të ndodhë, që të kemi një vendim të përbashkët me Uashingtonin dhe Brukselin". I pyetur për ndryshimet në qëndrimin e SHBA dhe të BE-së lidhur me datën e shpalljes së pavarësisë, kryeministri Thaçi tha se "kemi konfirmim se kjo pajtueshmëri mund të them se është arritur dhe do të kemi një njohje kualitative, të gjërë, të fuqishme të fuqive më të mëdha politike botërore në të njejtën kohë". Nesër kryeministri Thaçi e vazhdon qëndrimin në Bruksel, me ç'rast do të takohet me zyrtarët e laertë të BE-së, Havier Solana dhe Olli Rehn.
XS
SM
MD
LG