Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, tha se kundërshtimi i Greqisë lidhur me emrin, është "me gjasë çështja kryesore" që mund ta pengoj NATO-n që t'i dërgoj ftesë Maqedonisë për anëtarësim në samitin e prillit. Në këtë kuadër, ai u deklaroi gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel se "do t'i intensifikojmë diskutimet". Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, tha se "nuk është marrë vendim dhe se reformat duhet të vazhdojnë". Megjithatë, zoti Gruevski ishte optimist se do të gjendet një zgjidhje kështu që Maqedonia do të mund ta merrte ftesën për anëtarësim. Ftesë të këtillë presin edhe Shqipëria dhe Kroacia.
XS
SM
MD
LG