Ndërlidhjet

LONDËR


Bursat evropiane dhe ato të Shteteve të Bashkuara kanë vazhduar të shënojnë rënie, pasi Banka Qendrore Evropiane, njoftoi se nuk ka plane për uljen e shkallës së interesit në zonën e euros. Më herët, në pjesën më të madhe të bursave në Azi, u shënua një ndalje e rënieve pasi Banka Qendrore Amerikane e uli shkallën e kamateve. Duket se ky veprim i ndihmoi qetësimit të investitorëve. Por, Banka Qendrore Evropiane fuqishëm ka sugjeruar se nuk do ta ndjekë shembullin e uljes së shkallës së kamateve. Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, presidenti i BQE-së, Jean Claude Trichet tha se është përgjegjësi e kësaj banke që ta luftoj inflacionin, veçanërisht në kohët e "korrigjimeve të rëndësishme të tregjeve dhe të turbulencave". Bursat në mbarë botën kanë shënuar rënie të mëdha në fillim të kësaj jave për shkak të shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara, që është ekonomia më e madhe botërore, mund të zhytet në recesion dhe ta tërheqë me vete ekonominë globale.
XS
SM
MD
LG