Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot e vazhdon qëndrimin në Bruksel, me ç'rast takohet me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Havier Solana dhe Olli Rehn. Mbrëmë, zoti Thaçi u takua me ministrin e jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, vendi i të cilit e kryeson presidencën e radhës së BE-së. Pas këtij takimi zoti Thaçi deklaroi:
-Kosova është gati për status, është gati për të filluar implementimin e dokumentit të presidentit Ahtisaari për pavarësi me mbështetje civile ndërkombëtare dhe me prezencë të NATO-s.
Këtë takim zoti Rupel e cilësoi si shumë të rëndësishëm.
XS
SM
MD
LG