Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Voisllav Koshtunica ka sinjalizuar se mbështetja e tij për kandidatin pro perendimor në zgjedhjet presidenciale do të varet nëse Boris Tadiq heq dorë nga politikat e tij pro Bashkimit Evropian. Tadiq, i cili përballet me balotazh kundër ultranacionalistit Tomislav Nikoliq, menjëherë i hodhi poshtë kushtëzimet, duke i cilësuar si "shantazh".
Dërgimi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovës "mund ta rrezikojë sovranitetin dhe integritetin territorial", të Serbisë. "Vetëm Serbia e plotë, përfshirë Kosovën mund të vazhdojë me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian", thuhet në letrën e partisë së Koshtunicës.
Tadiq tha se ai nuk do ta pranojë imponimin e kushteve, të cilat do ta ndikonin "të ardhmën evropiane të Serbisë dhe fëmijëve të saj".
XS
SM
MD
LG