Ndërlidhjet

LUBJANË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun nesër do të arrijë për vizitë 2 ditëshe në Slloveni, ku me zyrtarët më të lartë slloven do të bisedojë për çështjen e Kosovës. Në njoftimin e agjencisë shtetërore sllovene STA, thuhet se Kosova për momentin është në qendër të vëmendjes evropiane e botërore, ndërsa do të jetë temë kryesore e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel me 28 janar.
XS
SM
MD
LG