Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësja e ndihmës sekretarit të shtetit Rosmari Di Karlo ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për një zgjidhje të shpejtë për statusin e Kosovës.
"Dua ta qartësoj pozicionin e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje. Ne kemi thënë vazhdimisht se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes dy palëve atëherë plani Ahtisari është rruga më e mirë përpara. Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejtë që që të jetë e mundur", tha Di Karlo. Vizita e Rozmari Di Karlo po bëhet në kohën kur liderët e Kosovës janë duke thënë se shpallja e pavarësisë tashmë është çështje ditësh.
XS
SM
MD
LG