Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në mënyrë kategorike kundërshton pavarësinë e Kosovës. Deklarata u bë pas takimit mes shefit të Kremlinit dhe presidentit e kryeministrit të Serbisë, Boris Tadiq e Voislav Koshtunica.
Para takimit Tadiqi e kishte falenderuar Rusinë për mbështetjen që i ka dhënë Beogradit lidhur me Kosovën.
Putin dhe Tadiq morrën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe në fushën energjetike. Marrëveshja ka një vlerë prej miliarda dollarësh dhe parasheh kalimin nga Serbia të gazsjellësit dhe shitjen kompanisë shtetërore energjetike serbe.
E përditshmja ruse "Komersant" shkruan se Beogradi ka siguruar mbështetjen e Moskës për Kosovën duke u pajtuar me ujdinë që Rusisë i ofron kontroll në asetet energjetike të Serbisë me kushte shumë të volitshme.
Me titullin "Gazi në këmbim për Kosovën" gazeta pohon se liderët serbë gjatë qëndrimit në Moskë do të japin pëlqimin e marrëveshjes për gazin, por njëkohësisht do të pajtohen për aksionet në rast të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
"Parimisht Rusia është e gatshme të mbështetë Beogradin, duke përfshirë edhe kundërmasa si përgjegje për veprimet e njëanshme të udhëheqjes së Kosovës", konkludon "Komersant".
XS
SM
MD
LG