Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian po shqyrton rastin e këngëtares serbe, Maria Sherifoviç, e cila vitin e kaluar fitoi festivalin e këngës evropiane. Ajo është një nga 15 ambasadorët për 2008-ën, Vit Evropian i Dialogut Ndërkulturor, por mbështetja e saj për Tomisllav Nikoliqin dhe lidhjet me radikalët serbë kanë vënë në pikëpyetje rolin e saj. "Ka problem nëse aktiviteti i ndonjë prej ambasadorëve nuk është në përputhje me qëllimin e Vitit Evropian të Dialogut Ndërkulturor", tha John McDonald, zëdhënës i Bashkimit Evropian për çështjet e kulturës.
XS
SM
MD
LG