Ndërlidhjet

LUBJANË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon ka paralajmëruar për rreziqet nga bllokimet rreth statusit të Kosovës.
"Nëse kjo bllokadë vazhdon, situata mund të marrë rjedhën e vet. Kjo do të ishte shumë e rrezikshme", tha Ban Ki-Moon pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.
"Unë e shpreha shqetësimin tim për faktin se Këshilli i Sigurimit mbetet thellë i përçarë rreth mënyrës si të shkohet përpara me Kosovën. Kjo është e rrezikshme për gjendjen në Kosovë", tha ai. Ban Ki-Moon tha se ende nuk mund ta mbështesë misionin e planifikuar të Bashkimit Evropian në Kosovë për shkak të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare rreth statusit të Kosovës. Ai tha se "do ta ndjekë nga afër dhe do ta vlerësojë me kujdes situatën se si do të zhvillohet".
XS
SM
MD
LG