Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendësja e ndihmës sekretarit të shtetit Rosmari Di Carlo shprehu përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për një zgjidhje të shpejtë për statusin e Kosovës.
"Dua ta qartësoj pozicionin e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje. Ne kemi thënë vazhdimisht se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes dy palëve atëherë plani Ahtisaari është rruga më e mirë përpara. Statusi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejtë që të jetë e mundur", tha Di Carlo pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu. Zyrtarja e lartë amerikane tha se Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice po e diskuton çështjen e Kosovës me aleatët evropianë, në mënyrë që statusi të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Vizita e Rozmari Di Carlo në Prishtinë zhvillohet në kohën kur liderët e Kosovës thonë se shpallja e pavarësisë tashmë është çështje ditësh.
XS
SM
MD
LG