Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri për Kosovën në qeverinë serbe Sllobodan Samarxhiq tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, Serbia do të humbte përkrahjen e vendeve anëtare që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
"Shansi ynë i vetëm dhe i atyre që na mbështesin në Bashkimin Evropian, është që t'i themi se atë nuk do ta pranojmë", tha Samarxhiq.
Po sot, ministri serb i Arsimit Zoran Llonçar, deklaroi në Mitrovicë se Bashkimi Evropian duhet të zgjedhë ndërmjet nënshkrimit të MSA me Serbinë dhe dërgimit të misionit në Kosovë. Sipas tij, dërgimi i misionit në Kosovë do të ishte një "veprim 100 herë më i rëndë se njohja e pavarësisë".
XS
SM
MD
LG