Ndërlidhjet

PRISHTINË


Rruga e vetme për Kosovën dhe vendet e rajonit, është ajo e integrimit evro-atlantik, tha zëvendësja e ndihmës sekretarit të shtetit, Rosemary Di Carlo.
Zyrtarja amerikane u takua sot me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, të cilin e ka përgëzuar për përfshirjen e komuniteteve pakicë në qeveri. Di Carlo përsëri është shprehur fuqishëm në favor të planit të Martti Ahtisaarit për statusin e Kosovës. Ajo ka thënë se për çështjen e statusit nuk ka mospajtime me BE-në. Nga ana tjetër, zoti Thaçi ka thënë se data e pavarësisë do të bëhet publike së shpejti, dhe se kjo është në koordinim të plotë me Uashingtonin dhe Brukselin.
XS
SM
MD
LG