Ndërlidhjet

Guardian: Ballkani drejt përmirësimit


Eurokomisioneri Olli Rehn për "Guardian"

Njerëzit në Ballkan përballen me një zgjidhje të vështirë këtë vit: rajoni më në fund do të tejkalojë problemet nga luftërat e viteve '90 ose do të kthehet sërish në nacionalizmim ekstrem dhe jo stabilitet.
Zgjedhja e parë do ta cojë rajonin drejt qëndrueshmërisë, përparimit dhe integrimit evropian. Por shumë komentatorë besojnë se skenari i dytë është i pamënjanueshëm.
Nuk jam dakord me këtë parashikim. Padyshim ekzsiton një rrezik për jostabilitet në kohën kur cështja e Kosovës po zgjidhet. Pasojat nuk do jenë destabilizuese nëse Bashkimi Evropian në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm jep shenja të qarta se do ketë një përgjigje të njëzëshme dhe të bashkërenduar. Asnjë aktor tjetër, as Shtetet e Bashkuara as Rusia, nuk do preken nga rezultati i këtij procesi sa Evropa. Dhe ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë për përparimin në rajon. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë treguar gatishmëri për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe ky është një motiv i fortë për t'i mbajtur reformat në rrugën e duhur.
Në fakt të gjitha vendet mund të bëjnë përparim më të shpejtë në rrugën drejt Evropës. Shpresoj se deri në fund të vitit të gjitha do ta kalojnë pragun drejt të qenit shtete kandidate për anëtarësi.
Shqipëria dhe Mali i Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen e asocim stabilizimit, derisa Maqedonia do mund të fillojë negociatat për anëtarësim nëse arrin të mbajë vullnetin e nevojshmë politik dhe do të tejkalojë kufijtë partiakë për të bërë reforma serioze.
Bashkimi Evropian tani pret Serbinë dhe Bosnjën. Pikëpyetjet më të mëdha janë në Serbi. Bashkimi Evropian duhet të jap sot një sinjal të qartë për të ardhmen evropiane të Serbisë.
Serbia është pranë bashkëpunimit të ngushtë me Gjykatën e Hagës dhe kjo do ta ndihmojë vendin të ndërrojë faqen e periudhës më të errët të historisë.
Kapacitetet institucionale të Serbisë janë një potencial i madh për të shtyrë vendin përpara.
E ardhmja e Ballkanit mund të jetë larg nga të qenit e errët. Në Bashkimin Evropian asnjëherë nuk ka qenë më i fortë vullneti politik për të mbështetur popujt e Ballkanit Prëndimor që të zgjedhin vlerat dhe standardet evropiane të jetës. Por para së gjithash popujt e rajonit duhet të ushtrojnë të drejtën demokratike për të përcaktuar kahjen e të ardhmes së vendeve të tyre.

XS
SM
MD
LG