Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë sot mundësinë nënshkrimit të Marrëveshjes së Asocim Stabilizimit me Serbinë.
"Shpresoj shumë dhe do të bëj c'është e mundur që Serbia të marrë një përgjigje shumë konstruktive nga Këshilli i Ministrave në mënyrë që të dëshmojmë angazhimin tonë që të shohim Serbinë sa më afër Bashkimit Evropian", deklaroi në prag të takimit shefi i diplomaicsë evropiane, Javier Solana.
Por zëvendësministri i jashtëm hollandez, Frans Timmermans tha se Hollanda do bllokonte nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë derisa të mos dorëzohetj Ratko Mlladici dhe të mos ketë bashkëpunim të plotë me Gjykatën e Hagës.
Shefat e diplomacive të vendeve evropiane do diskutojnë dhe për Kosovën, por nuk pritet që sot të merret vendimi për dërgimin e misionit të BE-së.
XS
SM
MD
LG