Ndërlidhjet

logo-print

BRATISLLAVË


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka filluar një vizitë dy ditore në Sllovaki. Ban Ki Moon ka pasur një takim jozyrtar më ministrin e jashtëm sllovak, Jan Kubish me të cilin është diskutuar dhe për Kosovën.
Sot ai takohet me presidentin, kryeministrin dhe kreun e parlamentit sllovak. Sllovakia është një nga vendet evropiane që ka rezerva për pavarësinë e Kosovës.
Kreu i Kombeve të Bashkuara vizitoi Slloveninë gjatë fundjavës ku tha se nuk mund të jepte miratimin për misionin evropian në Kosovë për shkak të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare rreth kësaj cështje.
XS
SM
MD
LG