Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan ka mbajtur fjalimin e tij vjetor para kombit, i fundit ky për George Bushin në krye të Shtëpisë së Bardhë. Bush i kushtoi ekonomisë një pjesë të konsiderueshme të fjalimit të tij, që u mbajt në një sesion të përbashkët të Senatit dhe Dhomës së Ulët të Kongresit.
Presidenti Bush një pjesë të madhe ia kushtoi problemeve të brendshme si politikat fiskale, nismat në fushën e arsimit dhe reformën legjislative.
Bush jo pa krenari foli për mbështetjen që administrata e tij i ka dhënë lëvizjeve demokratike në ish vendet komuniste dhe disa vende me shumicë myslimane.
Më tej ai foli më gjerësisht për Irakun duke theksuar faktin se 80 mijë irakianë kanë marrë armët dhe i janë bashkuar forcave amerikane në kuftën kundër Al Kaidës dhe kryengritësve. Duke theksuar rënien e ndjeshme të dhunës në Irak gjatë vitit 2007, ai theksoi se askush nuk do ta kishte menduar një gjë të tillë një vit më parë.
XS
SM
MD
LG