Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Rusia i ka kundërshtuar planet e Bashkimit Evropian për dërgimin e misionit në Kosovë, duke thënë se një dërgim i tillë kërkon miratim specifik në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme, Mikhail Kamynin i ka tërhequr vërejtjen BE-së që të mos përpiqet ta anashkaloj Këshillin e Sigurimit, duke thënë se aksioni i njëanshëm paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. "Ne shpresojmë se sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe partnerët e tjerë do t'i kenë parasysh pasojat e padëshirueshme të hapave të njëanshëm dhe të aksioneve, që paraqesin shkelje të Kartës së OKB-së", tha zëdhënësi Kamynin.
XS
SM
MD
LG