Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një ceremoni me ç'rast janë përkujtuar përpjekjet për rezistencë gjatë Luftës së Dytë Botërore, që kanë ndihmuar pakicën hebreje në Shqipëri, që t'i shmanget Holokaustit në atë kohë. Afro 1200 hebrejë, që banonin në Shqipëri dhe refugjatë nga vendet e tjera të Ballkanit, ishin strehuar në Shqipëri nga familjet shqiptare. Ambasadori i Izraelit dhe ai i Shteteve të Bashkuara morën pjesë në këtë ceremoni në Kuvendin e Shqipërisë.
"Holokausti ishte moment përcaktues i shekullit të 20-të...Shumë shtete dhe popujt e tyre dështuan të ballafaqohen me këtë sfidë, por kjo nuk ndodhi në Shqipëri, tha Warren Miller nga Komisioni për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se suksesi për mbrojtjen e hebrenjëve në Shqipëri ishte burim i krenarisë kombëtare. "Ky sesion nuk po mbahet vetëm për krenarinë tonë me të kaluarën por, poashtu edhe në shenjë respekti për viktimat e pafajshme të njërës prej periudhave më të zeza të njerzimit".
XS
SM
MD
LG