Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha kanë biseduar për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në NATO dhe për statusin e ardhshëm të Kosovës.
"Sekretarja sigurisht që e inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë progresin që po e bën në bazë të kritereve specifike që NATO i ka nënvizuar si pjesë e planit aksional të anëtarësimit", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey. "Besoj që sekretarja gjithashtu e falënderoi ministrin e jashtëm shqiptar për kontributet e vazhdueshme të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, përfshirë Irakun dhe Afganistanin", tha Casey. Ai tha se dy shefat e diplomacive biseduan edhe për gjendjen në Kosovë.
"Ne duam që të gjithë fqinjët në rajon të luajnë rol konstruktiv në përpjekjet për të ecur përpara me planin e Ahtisaarit. Qeveria e shqiptare ka bërë përpjekje në këtë drejtim. Ne i vlerësojmë këto përpjekje dhe sigurisht që shpresojmë se ato do të vazhdojnë", tha Casey.
XS
SM
MD
LG