Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Lulzim Basha kanë biseduar për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në NATO dhe për statusin e ardhshëm të Kosovës, tha mbrëmë zëdhënësi i departamentit të shtetit, Tom Casey. "Ne duam që të gjithë fqinjët në rajon të luajnë rol konstruktiv në përpjekjet për të ecur përpara me planin e Ahtisaarit" për Kosovën, tha ai dhe shtoi se "qeveria e Shqipërisë ka bërë përpjekje në këtë drejtim, që ne i vlerësojmë dhe sigurisht që shpresojmë se ato do të vazhdojnë". Sipas zëdhënësit Casey, sekretarja Rice "e inkurajoi Shqipërinë që të vazhdoj progresin që po e bën në bazë të kritereve specifike që NATO i ka nënvizuar si pjesë e planit aksional të anëtarësimit". Zonja Rice poashtu "e falënderoi ministrin e jashtëm shqiptar për kontributet e vazhdueshme të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, përfshirë Irakun dhe Afganistanin", tha Casey.
XS
SM
MD
LG