Ndërlidhjet

LUBJANË


Kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen tha se Bashkimi Evropian i ka shtrirë dorën Serbisë dhe tash i takon Beogradit, që t'i përmirësoj marrëdhëniet me BE-në. Ai këto komente i bëri në Lubjanë, pas takimit me Janez Jansha, kryeminsitër i Sllovenisë, vend që e kryeson presidencën e radhës së BE-së. Sipas kryeminsitrit Rasmussen, zhvillimet politike në Serbi do të kenë ndikim në integrimet e mëtejme të këtij vendi në Bashkimin Evropian. Kjo, poashtu do të varet edhe nga bashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG