Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Mungesa e sistemit të fuqishëm të drejtësisë në Kosovë do të thotë se krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit mund të mbesin të pandëshkuara, thuhet në raportin më të ri të organizatës Amnesty International, në të cilin kritikohen Kombet e Bashkuara. Amnesty International kërkoi nga OKB-ja që të mos ndërmarrë "eksperimente të dështuara" të ngjashme në drejtësinë ndërkombëtare para se t'i shqyrtoj mangësit në sistemin që e ndërtoi në Kosovë. "Qindra raste të krimeve të luftës, të zhdukjeve të dhunshme dhe të krimeve ndëretnike mbeten të pazgjidhura", thuhet, pos tjerash, në këtë raport.
XS
SM
MD
LG