Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kandidati i radikalëve Tomisllav Nikoliq ka thënë se asnjëherë nuk do të kundërshtojë hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, me kusht që Brukseli të njohë tërësinë e Serbisë me Kosovën si pjesë të saj. Ai i bëri këto komente gjatë duelit televiziv me presidentin Boris Tadiq. Ky i fundit tha se asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe shprehu bindjen se pavarësia e saj është e dëmshme jo vetëm për të ardhmen e Serbisë, por edhe të Ballkanit.
XS
SM
MD
LG