Ndërlidhjet

logo-print

SIMI VALLEY


Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudy Giuliani hoqi dorë nga gara për zgjedhjet presidenciale. Giuliani, i cili në garën brenda republikanëve përfundoi i treti në Florida, e mbështeti fituesin, senatorin nga Arizona, John McCain.
"John McCain është kandidati më i kualifikuar për të qenë kryekomandanti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. Ai është hero amerikan, dhe Amerika mund t'i përdorë heronjtë në Shtëpinë e Bardhë", tha Giuliani. Përveç McCain, në garën e republikanëve tash mbetën ish guvernatori i Massachusettsit, Mitt Romney dhe ish guvernatori i Arkansasit Mike Huckabee. Sot pritet McCain të mbështetet edhe nga guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schëarzenegger.
Dje u largua edhe ish senatori John Edëards, kështu që në garë te demokratët mbetën senatorët Hillary Clinton dhe Barack Obama.
XS
SM
MD
LG