Ndërlidhjet

SAVERNE


Gjykata franceze ka vendosur se prodhuesi suedez i automobilave Volvo është fajtor për vdekjen e një njeriu, dhe e ka dënuar kompaninë me 200 mijë euro për një aksident në vitin 1999 në Francën lindore, ku e humbën jetën dy fëmijë. Prokurorët thanë se defekti në sistemin e frenimit në automjetin Volvo ishte shkak "indirekt por i sigurtë" për aksidentin, në të cilin makina pati përplasur dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeç, teksa po shkonin në shkollë.
Vozitësi u dënua 6 muaj me kusht dhe me gjobë prej 300 euro.
XS
SM
MD
LG