Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është takuar gjatë ditës në Bruksel me shefin e diplomacisë evropiane Javier Solana. Zyra e Solanës njofton se gjatë takimit është theksuar roli i rëndësishëm i Shqipërisë për stabilizimin e rajonit dhe për sinjalet e qarta që ka dhënë Tirana se do ketë komunikim të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për të gjitha cështjet e rëndësishme të rajonit.
Solana ka përsëritur gjatë takimit se të gjitha palët e përfshira në procesin e statusit të Kosovës duhet të jenë konstruktive.
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka përsëritur mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën në përballimin e cdo bllokade të mundshme nga Serbia.
XS
SM
MD
LG