Ndërlidhjet

LOS ANGJELES


Dy kandidatët e Partisë Demokratike për nominim për president amerikan, Hillary Clinton dhe Barack Obama e kanë mbajtur duelin e tyre final televiziv para votimeve në 21 shtete, që mbahen këtë të martë. Zoti Obama tha se përkundër natyrës garuese të fushatës, ai synon të mbetet shok i senatores Hillary Clinton:
- Unë isha shok me Hillary Clintonin para se ta fillojmë këtë fushatë. Unë do të jem shok i saj pas përfundimit të fushatës. Ne po garojmë pasi ne të dy e duam këtë vend dhe besojmë thellë në çështjet për të cilat angazhohemi, tha senatori Obama.
XS
SM
MD
LG