Ndërlidhjet

KABUL


Raportohet se është vrarë njëri nga komandantët më të lartë të al-Kaidës në Afganistan. Sipas këtyre raporteve zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se Abu Laith al-Libi mendohet se është vrarë nga një sulm me raketë nga aeroplani i dirigjuar amerikan këtë javë, me ç'rast u vranë 13 militantë në Waziristanin Verior të Pakistanit, përgjatë kufirit me Afganistanin. Në një njoftim në një faqe të internetit, që është e lidhur me al-Kaidën, thuhet se al-Libi ishte vrarë së bashku me shokët e tij në territorin e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG