Ndërlidhjet

BRUKSEL


Vendet e Bashkimit Evropian i kanë finalizuar përgatitjet për dërgimin e misionit në Kosovë, i cili do të lehtësojë kalimin e Kosovës drejt pavarësisë. Sipas tyre, misioni do të mund të dërgohej në ditët e ardhshme. Ambasadorët e BE-së i kanë marrë vendimet rreth misionit në një takim të mbyllur në Bruksel. Një diplomat i ka thënë agjencisë Reuters se kryeqytetet e 27 vendeve të BE-së do të njoftohen "me siguri të hënën apo të martën" që ta miratojnë operacionin, gjë që pritet të jetë një formalitet. Njoftohet se misioni do të mbajë emrin EULEX.
"Teksti i aksionit të përbashkët u hartua sot. Tash duhet të miratohet nga këshilli i ministrave", tha ai.
Misioni do të ketë rreth 1.800 persona, shumica policë dhe ekspertë juridikë.
XS
SM
MD
LG