Ndërlidhjet

SHKUP


"Kosova është problem i Evropës dhe përgjegjësi e Bashkimit Evropian, dhe ne do të reagojmë në mënyrë adekuate ndaj kësaj çështjeje me rëndësi historike", tha shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel.
"Sllovenia, si kryesuese e BE-së mendon si Bashkimi Evropian. Në dhjetor u miratua qëndrimi për dërgim të misionit evropian në Kosovë. Kosova është çështje evropiane, dhe dëshirojmë që në mënyrë të duhur të reagojmë ndaj kësaj çështjeje me rëndësi historike", tha Rupel pas takimit me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Miloshoski.
Rupel gjithashtu tha se Maqedonia ka gjasa që gjatë këtij viti të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG